Insajderi
Lajme

Policia jep detaje për vrasjen në tentativë në Pejë

Insajderi
12 January 2026 - 09:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia jep detaje për vrasjen në tentativë në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një rast të rëndë të ndodhur në Pejë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas njoftimit zyrtar, përveç plagosjes me armë zjarri, viktima është goditur edhe me mjete të forta nga persona të paidentifikuar.

Njoftimi i Policisë:

Vrasje në tentativë
Pejë, 11.01.2026 – 09:15. Raportohet se brenda një lokali privat, persona të panjohur dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri dhe e kanë goditur me mjet të fortë viktimën, mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark