Insajderi
Lajme

Policia jep detaje të reja për mjetin e dyshuar shpërthyes në Prishtinë: Nuk ishte mjet shpërthyes

Insajderi
01 October 2026 - 18:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia jep detaje të reja për mjetin e dyshuar shpërthyes në Prishtinë: Nuk ishte mjet shpërthyes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka dhënë informata të reja lidhur me rastin në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku më herët ishte raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Plana, ka konfirmuar për Insajderin se pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente është konstatuar se nuk bëhej fjalë për mjet shpërthyes.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, është konfirmuar se nuk ka mjet shpërthyes. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, ka thënë Plana për Insajderin.

Policia kishte ndërmarrë masat e sigurisë në zonë dhe kishte evakuuar qytetarët nga një perimetër i caktuar pas pranimit të informatës për mjet të dyshuar shpërthyes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark