Mediat kanadeze kanë raportuar se policia pas një operacioni anti-terror, ka qëlluar për vdekje një të dyshuar për terrorizëm.
I dyshuari quhet Aaron Driver, 24 vjeçar i cili ishte arrestuar edhe vitin e kaluar për mbështetje ndaj të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Pas bastisjes në një pronë në Strathory, që është 225 kilometra në jug-perëndim të Torontos, policia njoftoi se kishin marrë informacione të sigurt lidhur me një sulm të mundshëm terroristë, të cilin arriti ta parandaloj raporton BBC. /Insajderi.com