×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia kap 250 kilogramë duhan, po kontrabandohej me BMW nga Maqedonia

    Insajderi
    06 July 2023 - 09:15

    Policia e Kosovës,  Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacionale në teren.

    Me datën 05.07.2023 rreth orës 22:00 në rrugën Stançiq-Gjilan  është identifikuar një automjet BMW  me targa vendore për të cilin njësitet e Task Forcës–DRK-Lindje kishin informacion se merret me kontrabandim të mallrave nga republika e Maqedonisë veri në Republikën e Kosovës.

    Automjeti i lartcekur është arrit të ndalohet në hyrje të Gjilanit  dhe gjatë kontrollit  në ulëset e prapme dhe në bagazh të veturës kishte të ngarkuar (25) thasë duhan të përpunuar me peshë rreth 250 kilogram dhe për të cilin mall nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen, andaj dyshohet për kontrabandë.

    Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtejme 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 February 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark