Insajderi
Lajme

Policia kapë afro 18 kilogramë marihuanë në Kaçanik, dy të arrestuar

Insajderi
20 June 2026 - 16:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia kapë afro 18 kilogramë marihuanë në Kaçanik, dy të arrestuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale të narkotikëve, ndërsa ka konfiskuar afro 18 kilogramë substancë të dyshuar si marihuanë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 19 qershor rreth orës 17:30, kur hetuesit e Stacionit Policor në Kaçanik kanë tentuar të ndalojnë një veturë për kontroll. Siç thotë policia, drejtuesi i automjetit nuk iu bind urdhrit të policisë dhe përkohësisht arriti t’i shmangej kontrollit, shkruan Insajderi.

“Më pas njësi të ndryshme policore arrijnë që veturën ta lokalizojnë dhe ta ndalojnë. Policia, konkretisht hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN)- Ferizaj, duke kontrolluar rrugën nga dyshohej se ishte larguar vetura, në një vend me mbeturina kanë gjetur të hedhura tre thasë me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë. Substanca narkotike dyshohet të jetë hedhur nga vetura që i ishte shmangur ndalimit policor”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Policia njofton se sasia e kapur e marihuanës është 17 kilogramë e 834.6 gramë.

Organet e rendit në njoftim kanë bërë të ditur se në pranga kanë rënë F.K. (1961), shtetas i Republikës së Shqipërisë, dhe A.C. (2001), shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë”, njofton PK’ja. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark