Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e kësaj vajze – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e kësaj vajze

    Insajderi
    25 November 2022 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka informuar se është zhdukur një vajzë në Prizren dhe ka kërkuar bashkëpunim për gjetjen e saj.

    Dorentina (Vllaznim) Gashi-Spahiu është larguar pa paralajmërim nga shtëpia e saj më 9 nëntor.

    “Me datë 14 Nëntor 2022 rreth orës 12:00 ne Stacionin Policor Prizren – Veri . nga familjaret e saje është raportuar për “ Person i Zhdukur”. Personi i raportuar i zhdukur Dorentina ( Vllaznim ) Gashi – Spahiu ,dtl.08.04.1997, me date 09.11.2022 02:00 është larguar pa asnjë paralajmërim nga shtëpia e saje e banimit ne Lagjen Arbane dhe deri ne këto momente nuk ka asnjë informate lidhur me fatin dhe vendndodhjen e saje. Që nga momenti I raportimit të rastit , nga ana e policisë janë ndërmarrë veprime te duhura ne funksion te gjetjes se saje.”, ka informuar Policia.

    Me qëllim që vendndodhja e viktimës së rastit të zbulohet sa më pare, siç ka informuar Policia, nga ana e Prokurorit të Shtetit është lëshuar autorizim për publikimin e fotografisë së Dorentina Gashit.

    “Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e saj të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.”, është shtuar tutje në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark