Insajderi
Lajme

Policia kërkon ndihmë e qytetarëve për kapjen e kësaj gruaje – dyshohet për vjedhje

Insajderi
05 June 2024 - 15:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia kërkon ndihmë e qytetarëve për kapjen e kësaj gruaje – dyshohet për vjedhje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka parashtruar kërkesë për bashkëpunim për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje, shkruan Insajderi.

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi.

E dyshuara kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhë në muajin prill 2024.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj,  kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark