Insajderi
Lajme

Policia kërkon ndihmë në kapjen e dy të arratisurve, dyshohen për tentim vrasje

Insajderi
30 August 2024 - 14:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia kërkon ndihmë në kapjen e dy të arratisurve, dyshohen për tentim vrasje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët e vendit, në identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e dy personave, që dyshohen për “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Personat e dyshuar janë: Brikend (Ismet) Zogaj dhe Blenard (Ismet) Zogaj, bën me dije policia.

Ndërkaq, ‘’Vrasja e mbetur në tentativë’’ ka ndodhur me datën 26.08.2024 në fshatin Greme të Ferizajt, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.

Deri më tani të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.

“Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë stacionin më të afërt të, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark