×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia kërkon ndihmë për të identifikuar tri femra në Prizren

    Insajderi
    25 January 2023 - 11:56

    Sektori i Hetimeve të Stacionit policor Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale ‘vjedhje’, që ka ndodhur me datë 29.12.2022 në qendrën tregtare “Lorik”, në Prizren që ndodhet në rrugën “Ëesli Klark” në Prizren.

    Me datën 29/12/2022 në  ora 23:45, ankuesi B.M., ka raportuar se gjatë blerjes të gjësendeve në qendrën tregtare “Lorik”, në rr. Ëesli Klark, Prizren, e kishte lënë telefonin Samsung A11 ku pasi kishte qenë duke e kryer pagesën, e ka lënë telefonin në tavolinë dhe në ato moment,  tre femra të dyshuara, të panjohur e marrin telefonin duke e fshehur dhe largohen nga lokali.

    Të dyshuarat kërkohen për veprën penale: “Shpërdorim të pasurisë së huaj”.

    Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar  në identifikim e të dyshuarave.

    Andaj  Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Prizren, bazuar në ligj  për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e dyshuarave, lëshon:

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark