Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, dyshohet për vjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, dyshohet për vjedhje

    Insajderi
    11 April 2025 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, i cili dyshohet për vperën penale “vjedhje”.

    Përmes një postimi në Facebook, Policia ka bërë thirrje që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ta kontaktojnë atë.

    Postimi i plotë:

    Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar

    Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

    E dyshuara kërkohet për përfshirje në veprën vjedhje.

    Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark