Insajderi
Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për rrezikim të trafikut publik

Insajderi
19 May 2026 - 11:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për rrezikim të trafikut publik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar një person që dyshohet për veprën penale të rrezikimit të trafikut publik.

Sipas kërkesës së forcave të rendit, thuhet se sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në kërkesën e policisë


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark