Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Sylejman Vokshi”, në Prishtinë rreh orës 18:00 ka është sulmuar fizikisht një person i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar nga mjeku.
Policia nuk ka përmendur identitetin e të përfshive në incident, por bëhet fjalë për publicistin dhe shkrimtarin, Veton Surroi dhe biznesmenit, Rexhë Shoshi.
“Viktima mashkull K-shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull k-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.
Mbrëmë, Surroi ka sqaruar konfliktin që ka ndodhur mes tij dhe biznesmenit Rexhep Shoshi, duke thënë se është goditur nga ana e tij pasi ai ka fotografuar duke shkelur ligjin.
“Sot pasdite, duke u kthyer në shtëpi kam fotografuar vendosjen e pengesave metalike me të cilat uzurpohet parkingu publik i godinës në të cilën banoj. Këto pengesa uzurpuese janë hequr disa herë nga ana e Komuna e Prishtinës, por personi i cili i vendos këto, Rexhë Shoshi, kishte vendosur ta bënte sërish. Pasi fotografova aktin e vendosjes së pengesave, më goditi fizikisht dhe u detyrova të vetëmbrohem”, ka sqaruar Surroi.
“Ai vazhdoi me sharje dhe kërcënime ndaj integritetit tim personal dhe familjar. Këto nuk i mjaftuan por u përpoq që të më godasë me një çekan. Punëtorët e angazhuar nga ai për vendosjen e pengesave metalike ndërhynë dhe e penguan që të më godasë. Nga ky incident dola pa ndonjë lëndim fizik”, shton Surroi në postimin e tij në Facebook.
Surroi thotë se lajmëroj policinë për sulmin ndaj tij në 18 e 15.
“Pas dy orë qëndrimi në Stacionin policor më në fund arrita ta jap deponimin tim për ngjarjen. Kjo është hera e dytë që sulmohem nga Rexhë Shoshi. Për sulmin e herës së parë ai është dënuar me një aktgjykim të plotfuqishëm nga Gjykata kompetente”, përfundon Surroi postimin e tij në Facebook. /Insajderi.com