Insajderi
Lajme

Policia konfirmon të shtënat në Bregun e Diellit

Insajderi
27 June 2025 - 20:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia konfirmon të shtënat në Bregun e Diellit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan pasditën e sotme në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se incidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 17:30.

“Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar.

Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, deklaroi Ahmeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark