Insajderi
Lajme

Policia konfirmon vdekjen e 77-vjeçarit në Bresje: Rasti po hetohet nga njësitet kompetente dhe prokuroria

Insajderi
22 October 2025 - 19:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia konfirmon vdekjen e 77-vjeçarit në Bresje: Rasti po hetohet nga njësitet kompetente dhe prokuroria
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Bresje të Fushë-Kosovës, ku një 77-vjeçar humbi jetën pas një aksidenti tragjik në një objekt ndërtimi.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në stacionin policor të Fushë Kosovës është iniciuar një rast hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhur në rrugën Agron Rrahmani, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 77 vjeç. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, tha Ahmeti.

Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, viktima ishte duke ecur pranë një objekti ende në ndërtim kur, aksidentalisht, ra në vendin e lënë për lift. Trupi i pajetë u gjet pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe u mor nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Policia dhe prokuroria po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes tragjike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark