Policia konfirmon vdekjen e personit që ra nga lartësia e objetit në Istog- Insajderi sjell pamje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia konfirmon vdekjen e personit që ra nga lartësia e objetit në Istog- Insajderi sjell pamje

    Insajderi
    21 September 2025 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë 49-vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Istogut, pasi ka rënë nga një objekt banesor.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    “Sot rreth orës 10:20, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’, në Istog, një person ka rënë nga një objekt banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, gjithashtu edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës,” tha Rugova.

    Ai bëri të ditur se rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe se hetimet janë duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark