Policia konfiskon 174 paisje teknologjike në Zubin Potok – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia konfiskon 174 paisje teknologjike në Zubin Potok

    Insajderi
    14 April 2023 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka konfiskuar 174 paisje të paligjshme të cilat ishin përdorur për mihjen e kriptovalutave në Zubin Potok.

    Kështu ka informuar ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli përmes një postimi në Twitter.

    Sipas saj rryma të cilën se kanë paguar në veri, është shfrytëzuar për këto aktivitete. Prandaj sipas saj, Serbia po e bllokon zbatimin e Udhërrëfyesit për energjinë, për të cilën Kosova dhe Serbia ishin dakorduar.

    Postimi i Rizvanollit:

    Policia e Kosovës ka konfiskuar 174 pajisje të paligjshme, që ishin përdorur për mihjen e kriptovalutave, gjatë një aksioni në Zubin Potok. Mospagimi i faturave të energjisë elektrike ka inkurajuar aktivitetet e tilla të paligjshme. Për këtë Serbia bllokon zbatimin e Udhërrëfyesit për energjinë. Ne kemi përmbushur zotimet tona. Është koha që edhe pala tjetër urgjentisht të bëjë të njëjtën gjë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark