Policia e Kosovës ka arritur të konfiskojë një numër armësh gjatë një aksioni të bastisjes të realizuar në Podujevë.
Aksioni është zhvilluar në rrugën “Llapi” dhe ka rezultuar me konfiskimin e një pushke të gjuetisë, dy pistoletave, një granate dore, karikatorë, dhe 115 fishekë të llojeve të ndryshme.
Siç njofton Policia e Kosovës, për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve është arrestuar një person të cilit i është caktuar masa prej 48 orësh paraburgim.
Ndërkohë që po ju njoftojmë se raste të tilla, mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i pa autorizuar i armës, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në katër muajt e parë të vitit 2016, janë iniciuar gjithsejtë 144 , me ç’ rast janë konfiskuar 111 armë si dhe 1741 municion të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, njofton policia./Insajderi.com