Insajderi
Lajme

Policia kontrollon një autobus në Malishevë, gjen armë e fishekë

Insajderi
22 November 2024 - 11:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia kontrollon një autobus në Malishevë, gjen armë e fishekë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë një kontrolli në një autobus në Malishevë, në ulësen e fundit është gjetur një armë zjarri, model Bruni e kalibrit 9mm, me një karikator dhe katër fishekë. 

Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar.  Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Malishevë 21.11.2024-19:05. Raportohet se gjatë kontrollit të një autobusi, në ulësen e fundit është gjetur një armë zjarri model Bruni e kalibrit 9mm me një karikator dhe katër fishekë. Lidhur me rastin, është arritur të identifikohet i dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark