Policia e Kosovës ka konfiskuar 6 qese me mbetje të substancës narkotike të llojit kokainë gjatë një bastisje në komunën e Prizrenit
Bastisja ka ndodhur dje rreth orës 01:00 pas mesnatës në një lokal ku pronari i dyshuar është shtetas i Shqipërisë.
Për rastin është arrestuar një i dyshuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
”Prizren 09.04.2023, 01:00. Njësite policore kanë zbatuar urdhëresën për bastisje të një lokali ku pronar është i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe gjatë bastisjes kanë gjetur dhe konfiskuar gjashtë qese me mbetje të substancës narkotike të llojit kokainë (pesha nuk është përcaktuar). I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.org