Kukullat të cilat u vendosen sot para Ministrisë së Mjedisit gjatë aksionit rreth kampanjës, “Mbroni fëmijët tuaj nga vrasësi i padukshëm”, janë larguar nga policia e Kosovës.
Flora Ahmeti ka thënë se ato u larguan pasi që nuk kanë pasur leje që të vendosen aty.
“Ata kanë marr leje për t`i vendosur ato kukulla dikund tjetër e jo para ministrisë”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa organizatori i kësaj kampanje, Trim Ilazi ka thënë për Insajderin se nuk e din ende pse policia i kargoi ato. /Insajderi.com