Insajderi
Lajme

Policia me AKI’në godet rrjetin e kontrabandimit të migrantëve, arrestohet një jordanez dhe një turke

Insajderi
23 December 2025 - 22:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia me AKI’në godet rrjetin e kontrabandimit të migrantëve, arrestohet një jordanez dhe një turke
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm duke goditur një grup të mirëorganizuar kriminal që merrej me kontrabandimin e migrantëve. AKI-ja ishte ajo që iu ra në gjurmë, Policia e Kosovës prangos dy anëtarë të grupit që kontrabandonte migrantë.

Të arrestuarit janë një shtetas jordanez, i cili dyshohet se është udhëheqësi i grupit, dhe një shtetase turke.

“Sipas të dhënave hetimore, i lartcekuri dyshohet se ka organizuar ardhjen e shtetasve të huaj, kryesisht nga shtetet e Lindjes së Mesme dhe Azia, me qëllim të hyrjes së tyre në Republikën e Kosovës, prej nga më pas dyshohet se bëhej kontrabandimi i tyre në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian”, ka bërë të ditur policia.

“Po ashtu ndaj të njëjtit egziston dyshimi se ka udhëhequr një grup të mirë organizuar kriminal, të cilët dyshohet se kanë përfituar mjete të konsiderueshme financiare nga kjo veprimtari e paligjshme”, vijon njoftimi.

Lidhur me rastin është realizuar kontrolli tek personi i dyshuar ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 53 (pesëdhjetë e tre) pasaporta të shtetasve jordanezë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark