×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Policia me aksion, shoqëron 25 persona

    Insajderi
    24 March 2023 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës përmes një plani operativ ka identifikuar fëmijë lëmosh-kërkues, të cilët dyshohet se mund të jenë viktima të trafikimit.

    Në komunikatën për media thuhet se gjatë zbatimit të planit operativ, janë identifikuar 32 fëmijë lëmosh-kërkues, 25 prej tyre shtetas të Kosovës dhe 7 shtetas të Shqipërisë, 34 lëmosh-kërkues të rritur, 17 prej tyre shtetas kosovarë dhe 17 shtetas të Shqipërisë.

    Gjithashtu është identifikuar edhe një viktimë e trafikimit me qenie njerëzore dhe 25 persona që dyshohet se kanë kryer veprat “trafikim me qenie njerëzore” dhe 21 raste “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

    “Të gjithë fëmijët lëmoshë-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre. Policia ka realizuar veprime për të identifikuar viktima të mundshme të trafikimit me njerëz nga ku ka rezultuar vetëm një rast. Kurse në rastet tjera, të gjithë fëmijët e hasur duke kërkuar lëmoshë janë referuar në QPS-në përkatëse. Shtetasit e Shqipërisë janë trajtuar nga zyrtarë të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj të PK-së.”, thuhet tutje në komunikatën e policisë.

    Çka thotë ligji për lëmosh-kërkuesit?

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me avokatin, Xhevdet Smakiqi i cili ka shpjeguar ligjërisht dukurinë e lëmosh-kërkimit.

    Ai tha se në Kodin Penal tek dukuritë negative të shoqërisë hyjnë edhe lëmosh-kërkimi si vepër penale. Kjo në rast kur është organizuar nga persona ose grupe me qellim të përfitimit material përmes fëmij%ve të mitur.

    “Në Kodin Penal te Kosovës te dukuritë negative te shoqërisë hyjnë edhe kërkim lëmosha si vepër penale kur është e organizuar nga persona e grupe te pa përgjegjshme me qellim të përfitimit material përmes rekrutimit zakonisht të personave të mitur por edhe madhoreve duke u shtirur si persona me gjendje të renduar ekonomike”, tha Smakiqi për Insajderin.

    Në anën tjetër, ai tha se organet ligjzbatuese duhet ti hetojnë dhe shpartallojnë këto grupe.

    “Prandaj Organet ligjzbatuese duhet ti hetojnë dhe ti shpartallojnë këto grupe ashtu që të lirohen të miturit dhe personat e shtyre në kërkim-lëmoshë nga tutorët e tyre dhe te dënohen sipas ligjit”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark