Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar policore në stadium, qytet dhe në tri “Fan Zona”.
“Me qëllim të lëvizjes së delegacioneve, lehtësimit në qarkullim dhe zhvillimit të ndeshjes, do të ketë bllokime të përkohshme të rrugëve: lokale dhe Nacionale si në vijim rrugët: Tring Ismajli, Agim Ramadani, Eqrem Çabej, Semaforat kryesore, Bulevardi Bill Clinton, Rrethi te Stacioni i Autobusëve, Rruga Hekurudhat, Rruga Tirana (drejt stadiumit), ndërsa gjatë Largimi nga stadiumi drejt aeroportit: Rruga Tirana, Arbëria, rr. Ahmet Krasniqi dhe Autostrada (drejt aeroportit)”, thuhet në njoftim.
Policia bën të fditur se rrugë të tjera kanë kufizime të përkohshme rreth stadiumit, siç janë rruga Luan Haradinaj (deri te Ministria e Drejtësisë) dhe rruga Fehmi Agani.
Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që:
• Të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë në terren
• Të përdorin rrugë alternative kur është e mundur
• Të kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. /Insajderi.org/