Insajderi
Lajme

Policia mirëpret bashkatdhetarët me fushatën “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”

Insajderi
10 July 2026 - 09:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia mirëpret bashkatdhetarët me fushatën “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës nis sot fushatën vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”, e dedikuar për bashkatdhetarët që hyjnë në vend gjatë sezonit të verës.

Hapja zyrtare e fushatës do të mbahet në orën 11:00 në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdar, ku do të prezantohen masat parandaluese dhe angazhimet e Policisë për rritjen e sigurisë në trafik.

Në kuadër të këtij aktiviteti, do të shpërndahen edhe broshura informuese me këshilla për pjesëmarrësit në komunikacion dhe udhëzime praktike që duhet t’i kenë parasysh gjatë udhëtimit dhe hyrjes në Kosovë.

“Broshura (fletë-palosja) përmban disa këshilla njoftuese rreth pjesëmarrjes në trafik si dhe udhëzimet praktike që çdo pjesëmarrës duhet t’i ketë parasysh me të hyrë në Republikën e Kosovës”, thuhet në një postim të Policisë së Kosovës në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark