×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Policia ndaloi një veturë në Prizren, këto gjëra iu sekuestruan shoferit

    Insajderi
    15 January 2023 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka sekuestruar një pushkë të gjuetisë me 15 fishekë, tri thika dhe një automjet në fshatin Korishë të Prizrenit në kuadër të planit operativ për parandalimin e gjuetisë së paligjshme.

    Organet e rendit fillimisht kishin ndaluar një automjet të tipit “Hondai”, në të cilin kishin gjetur armët e sekuestruara të cilat nuk pronari nuk i kishte të regjistruara e as të doganuar automjetin, thuhet në njoftim.

    Në konsultim me prokurorin kujdestar kundër të njëjtit është hapur rasti për veprën penale “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ndërsa rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark