×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në aksion, konfiskon 70 motoçikleta në Gjakovë

    Insajderi
    06 May 2024 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. Këtë aksion policia e ka realizuar për tre ditë.

    Sipas policisë këto janë kundervajtjet: tejkalim i shpejtësisë, mos vendosja e helmetës mbrojtëse, pa regjistrim dhe pa doganim etj.

    “Nga data 03.05.2024 deri me datën 05.05.2024, duke marr parasysh numrin e madh të kundërvajtjeve që shkaktojnë drejtuesit e motoçikletave, janë ndërmarr masa preventive dhe ndëshkuese ndaj tyre me ç’rast janë konfiskuar shtatëdhjetë (70) motoçikleta për kundërvajtje të ndryshme si: tejkalim i shpejtësisë, mos vendosja e helmetës mbrojtëse, pa regjistrim dhe pa doganim etj”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke vazhduar me aktivitete policore me qëllim zvogëlimin e aksidenteve në përgjithësi si dhe rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.

    Si rrjedhojë e këtij angazhimi, nga data 03.05.2024 deri me datën 05.05.2024, duke marr parasysh numrin e madh të kundërvajtjeve që shkaktojnë drejtuesit e motoçikletave, janë ndërmarr masa preventive dhe ndëshkuese ndaj tyre me ç’rast janë konfiskuar shtatëdhjetë (70) motoçikleta për kundërvajtje të ndryshme si: tejkalim i shpejtësisë, mos vendosja e helmetës mbrojtëse, pa regjistrim dhe pa doganim etj.

    Përveç masave ndëshkuese ndaj motoçiklistëve, gjatë këtyre tri (3) ditëve janë shqiptuar edhe katërqind e dy (402) gjoba të tjera për kundërvajtës të tjerë për: tejkalim të shpejtësisë, tejkalime në vendet e ndaluara, përdorim të telefonit gjatë ngasjes, mos vendosje të rripit të sigurisë dhe kundërvajtje tjera, si dhe janë konfiskuar 11 patentë shoferi.

    Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë do të vazhdon me marrjen e masave të ndryshme preventive dhe ndëshkuese, gjithmonë me qëllim të ngritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve, sidomos ato me pasoja të rënda.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark