×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në aksion për arrestimin e 24 aktivistëve të Vetëvendosjes

    Insajderi
    15 February 2016 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksion i gjerë policor ka nisur sot pasdite për të realizuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore të Prishtinës, kundër 24 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka mësuar Insajderi.

    Policia ka arritur që ta arrestojë vetëm Frashër Krasniqin në Prishtinë.

    Urdhri për arrestim është lëshuar nga gjyqtari i Gjykatës Themelore, Vesel Islajli, kryetar i trupit gjykues në rastin kundër 27 të akuzuarve për dëmtim të veturave të EULEX-it gjashtë vjet më parë, në parkingun prapa Pallatit të Rinisë.

    Urdhërarresti është lëshuar pas refuzimit të 24 të akuzuarve që të paraqitet në gjykim për të dhënë përgjegjësi për veprat penale pjesëmarrje në grup që kryen vepër penale, dhe dëmtim të pasurisë së paluajtshme.

    Mes 27 të akuzuarve nga Prokuroria Themelore në Prishtinë janë edhe Glauk Konjufca, Dardan Molliqajn, Xhelal Sfeqla, Frashër Krasniqi e Salih Zyba.

    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për arrestimin e Frashër Krasniqit por nuk ka treguar se për cfarë arsye. VV-ja ka thënë se Krasniqi është marrë nga policë civilë rreth orës 17:00 teksa po dilte nga televizioni 21 ku ishte i ftuar që të flasë mbi protestën e së mërkurës.

    “Tash, kur kanë mbetur vetëm 40 orë deri në protestën e madhe të opozitës së bashkuar, përndjekja e aktivistëve si përpjekje për ta ndalur e dobësuar protestën e 17 shkurtit po vazhdon”, ka thënë Lëvizja Vetëvendosje.

    Të akuzuar për dëmtim të veturave të EULEX-it janë: Glauk Konjufca, Xhelal Sfeqla, Besfort Berisha, Zgjim Hyseni, Lirim Gashi, Salih Zyba, Rron Gjinovci, Salih Mehmeti, Naser Shatri, Bujar Vocaj, Kasim Uka, Arbër Nuredini, Fatmir Kurtaj, Asdren Peci, Fatmir Haziri, Ramadn Deliu, Faruk Dakaj, Frashër Krasniqi, Skender Merturi, Pajtim Demaj, Flamur Arifaj, Kushtrim Zeqiri, Kujtim Kosumi, Dardan Molliqaj, Skender Blakaj, Blerim Maqastena, Lulëzim Xhaka.

    Në seancën e 11 janarit në Gjykatë ishin paraqitur vetëm Pajtim Demaj, Rron Gjinovci, Hasim Uka, Fatmir Kurtaj dhe Flamur Arifaj./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark