Insajderi
Lajme

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Insajderi
13 December 2025 - 13:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN)-Ferizaj, në koordinim me prokurorinë dhe bashkëpunim me zyrtarë nga AKI, pas një hetimi disamujor, dje më 12.12.2025, kanë zbatuar një plan taktik të emërtuar “Kulla” me qëllim arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.

Gjatë realizimit të operacionit policor, hetuesve të DHTN-Ferizaj thuhet se i kanë ofruar mbështetje njësitë tjera policore nga DHTN Prishtinë, NjSI e njësi tjera mbështetëse.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë lidhur me rastin:

Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë dhe arrestohen katër të dyshuar

Prishtinë, më 13 dhjetor 2025

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN)-Ferizaj, në koordinim me prokurorinë dhe bashkëpunim me zyrtarë nga AKI, pas një hetimi disa mujorë, dje më 12.12.2025, kanë zbatuar një plan taktik të emërtuar ‘Kulla’ me qëllim arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.

Gjatë realizimit të operacionit policor, hetuesve të DHTN-Ferizaj i kanë ofruar mbështetje njësit tjera policore nga DHTN Prishtinë, NjSI e njësi tjera mbështetëse. Policia ka arrestuar katër të dyshuar: A.L., (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1993). Po ashtu dy të dyshuar nuk janë hasur nga policia dhe ndodhen në arrati.

Policia, si prova materiale gjatë realizimit të operacionit, ka gjetur dhe konfiskuar:

• substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë totale 4620.4 gr., e mbështjellë në katër paketime, me vlerë tregu rreth 140 mijë euro,

• një pistoletë me 14 fishekë,

• dy telefona celular,

• para (euro, lekë dhe dollar kanadez),

• dy vetura dhe një motor katër-rrotësh.

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark