Policët e stacionit të Ferizajt me datën 04.11.2024 rreth orës 19:20 në rrugën ” Zenel Hajdini” në Ferizaj kanë ndaluar katër persona dhe gjatë kontrollimit të tyre, tek personi L.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar kanë gjetur një karikator të pistoletës dhe një boks hekuri.
Nën autorizim të prokurorit të shtetit është bastisur shtëpia e tij, por se nuk është gjetur asgjë, mirëpo ai ndërkohë ka pranuar se armën e zjarrit e kishte tek personi D.B ( M/K) i moshës 33 vjeçar, të cilën armë e kanë gjetur.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit , dy të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar arma e zjarrit dhe boksi i hekurit.