Insajderi
Lajme

Policia në kërkim të Kujtim Koqit nga Prizreni, kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij

Insajderi
15 May 2026 - 09:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia në kërkim të Kujtim Koqit nga Prizreni, kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e personit në kërkim, Kujtim Koqi, i lindur më 11 maj 1989 në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë, ai dyshohet për përfshirje në vepra penale, ndërsa autoritetet kompetente janë në kërkim aktiv të tij.

“Çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e vendndodhjes së personit është i rëndësishëm për hetimet dhe trajtohet me konfidencialitet të plotë.

Qytetarët inkurajohen që çdo informacion relevant ta raportojnë në numrin emergjent 192 ose përmes linjës pa pagesë 0800 19999, si dhe në aplikacionin ‘Lajmëro Policinë’”, thuhet në njoftimin e Policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark