×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në Shqipëri gjobit këmbësorët që nuk kalojnë te vizat e bardha

    Insajderi
    05 January 2024 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shqipërisë ka nisur gjobat ndaj këmbësorëve që kalojnë në mënyrë të gabuar rrugën.

    Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, uniformat blu kanë mbushur gjobat e para ndaj qytetarëve që nuk kanë kaluar pranë vijave të bardha.

    Ata janë ndëshkuar me 1000 lekë gjobë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

    Kalimet e gabuara nga ana e këmbësorëve janë bërë shpesh burime aksidentesh. Për të parandaluar këtë situatë, policia ka ndërmarrë këtë hap me qëllim sensibilizimin e të gjithë këmbësorëve që t’i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

    Ndëshkimet do të vijojnë ndaj të gjithë shkelësve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark