Policia nis hetimet për ndërtimin e xhamive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia nis hetimet për ndërtimin e xhamive

    Insajderi
    29 July 2016 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka marrë dokumente dhe ka intervistuar disa nga personat që dyshohen për evazion fiskal dhe keqpërdorime në emër të ndërtimit të xhamive në komunën e Pejës.

    Gjithë kjo po bëhet me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore, derisa në këto momente nuk konfirmohet nëse mes të dyshuarve është edhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, shkruan gazeta Zëri.

    Për dy ditë me radhë Policia e Krimeve Ekonomike ka marrë dokumente dhe ka intervistuar personat kyç që po dyshohen për evazion fiskal në emër të ndërtimit të xhamive në Pejë.

    Por, në Policinë e Kosovës nuk konfirmojnë zyrtarisht se kush janë personat që po hetohen e as nëse në mesin e tyre është edhe kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

    “Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Pejë, nën autorizimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, është duke zhvilluar hetime paraprake lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e vetme të Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark