Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e dy personave në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes raportit ditor të së hënës, në dy njoftime të ndara. Përgjatë së dielës një person u gjet pa shenja jete në Prishtinë.
“Prishtinë / 22.02.2026 – NN. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ku me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq në Fushë-Kosovë u gjet i vdekur një tjetër person, vdekjen e të cilit e konstatoi ekipi mjekësor.
“Fushë Kosovë / 22.02.2026 – 21:20. Lidhur me rastin pasi është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë, në vendin e ngjarje kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/