Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e A.E., 43-vjeçar, i kërkuar dhe i dënuar për veprën penale “vrasje në tentativë” me një vit e gjysmë.
Në njoftimin e policies bëhet e ditur se pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit, shkruan Insajderi.
“Në kontekstin e kësaj, nga veprimet e marra nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të dënuar: A.E., mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë”. I njëjti, pas arrestimit nga ana e policisë, është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/