×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

    Insajderi
    08 March 2016 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë një mashkull ka ndërruar jetë në rrethana të panjohura deri më tani.

    Policia e ka cilësuar vdekjen e tij si të dyshimtë, por Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë, nuk ka dashur që të tregojë më shumë detaje lidhur me këtë rast.

    Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërsa hetime për rastin janë ende duke vazhduar.

    Në raportin e vet të punës, Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 74 aksidente trafiku.  Prej tyre, në 16 ka pasur edhe të lënduar, por për fat të mirë nuk ka të vdekur.

    Në raportin e punës së policisë thuhet se gjatë kësaj kohe janë shqiptar edhe 592 tiketa trafiku kurse janë arrestuar 10 persona./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark