Policia nuk mori asnjë masë, 52-vjeçarja u vetëvra pasi u dhunua nga burri dhe vjehrra - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia nuk mori asnjë masë, 52-vjeçarja u vetëvra pasi u dhunua nga burri dhe vjehrra

    Insajderi
    04 May 2022 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ditën e sotme ku një 52-vjeçare me emrin Fatbardha Likarma ka vrarë veten duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit, në lagjen ‘Vullnetari’

    Burime për “Top Channel” bëjnë me dije se gruaja kishte bërë një denoncim më herët për dhunë në familje, ndërsa sot, në gjendje të rënduar psikolgjike ajo është hedhur nga kati i tretë i pallatit.

    Bëhet me dije se dhuna ndaj 52-vjeçares ushtrohej nga burri dhe vjehrra, ndërsa mbrëmë policia shkoi në banesë pas denoncimit por nuk mori masa në lidhje me ngjarjen.

    Natën e mbrëmshme ajo e kaloi tek e motra, ndërsa familjarët e saj janë të ngarkuar psikologjikisht pas ngjarjes së rëndë dhe kërcënojnë vjehrrën e Fatbardha Likarmës.

    Ajo banonte në katin e parë të pallatit dhe kishte tre fëmijë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark