Insajderi
Lajme

Policia parandalon gara të shpejtësisë, gjobiten pesë vozitës

Insajderi
04 March 2024 - 14:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia parandalon gara të shpejtësisë, gjobiten pesë vozitës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar garat e shpejtësisë, ku ishin duke u përgatitur që të mbahen në autostradën Prizren – Veri.

Në njoftim thuhet se policia ka hasur pesë automjete për gara të shpejtësisë.

“Me date 02/03/2024 rreth orës 22:20 patrullat policore Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren, bazuar në informacionin e pranuar per dyshimin për organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri, kanë intervenuar dhe kanë hasur pesë automjete të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se organizimi i garave të shpejtësisë është një aktivitet i rrezikshëm dhe i jashtëligjshëm.

“Organizimi I garave të shpejtësisë është një aktivitetet I rrezikshëm dhe I jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do ti toleroj dhe do të veproj kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që të ka informacion për organizimi të tille”.

Njoftimi i plotë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark