Insajderi
Lajme

Policia për rrahjen në Vushtrri: Janë arrestuar gjashtë persona

Insajderi
17 April 2026 - 23:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia për rrahjen në Vushtrri: Janë arrestuar gjashtë persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rrahje brutale ka ndodhur në një lokal të Vushtrrisë. Rasti ka ndodhur në një kafeteri, më saktësisht afër teatrit të qytetit.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, tha se janë arrestuar gjashtë persona.

‘’Lidhur me përleshjen e raportuar rreth orës 20:00 në Vushtrri, policia ka arrestuar gjashtë persona   të përfshirë ne rast, ndaj të cilëve po zhvillohen procedurat e intervistimit’’, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark