Insajderi
Lajme

Policia për Vilën e Radojiçiqit: S’është zhvilluar asnjë aktivitet i kundërligjshëm

Insajderi
01 May 2026 - 21:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia për Vilën e Radojiçiqit: S’është zhvilluar asnjë aktivitet i kundërligjshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, njoftoj se në ‘’Villën e Radojqiqit’’, objekt i marr nën mbikëqyrje, nuk është zhvilluar asnjë aktivitet i kundërligjshëm apo çështje që pretendohet apo deklarohet nga ‘’individ të caktuar në media’’.

Sipas policisë në këtë objekt, çdo lëvizje apo hyrje-dalje në këtë objekt, monitorohet nga policia.

“Policia e Kosovës, sipas detyrës dhe autorizimeve zyrtare, që nga koha e marrjes së objektit në mbikëqyrje për siguri, ka të vendosura njësitë e saja policore të profileve të ndryshme, të cilat kujdesen për sigurinë e objektit dhe hapësirës përreth. Objekti sigurohet nga zyrtarët policorë dhe i njëjti vëzhgohet 24 orë nga kamerat, të cilat mbikëqyren nga zyrtarët policorë dhe qendra operative. Çdo lëvizje apo hyrje-dalje në këtë objekt, monitorohet nga policia dhe se hyrja-dalja, bëhet vetëm nga personat e autorizuar që u lejohet qasja, siç janë zyrtarët policorë, zyrtarët e mbrojtjes së afërt, zyrtarët institucional dhe vetëm personat që marrin leje të caktuar dhe në asnjë rast nuk lejohen përsona të tjerë apo civil”, thuhet aty.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark