Insajderi
Lajme

Policia po bastis shtëpinë e gardianit të arrestuar për drogë – ky është emri i tij

Insajderi
02 February 2026 - 21:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia po bastis shtëpinë e gardianit të arrestuar për drogë – ky është emri i tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një gardian është suspenduar nga puna pasi dyshohet se është zënë duke tentuar të fusë substanca narkotike nga jashtë tek një i burgosur.

Gazeta Insajderi mëson se bëhet fjalë për Sebastian Delijaj.

Sipas burimeve të Insajderit, zyrtari i Shërbimit Korrektues ka rënë në gjurmë të hetuesisë dhe është arrestuar. Po ashtu, të njëjtat burime bëjnë me dije se atij është duke iu bastisur edhe shtëpia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë, duke e suspenduar atë nga detyra.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark