Policia reagon ndaj deklaratave të Visar Ymerit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia reagon ndaj deklaratave të Visar Ymerit

    Insajderi
    16 February 2016 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka reaguar sot ndaj deklaratave të Visar Ymerit që policia është duke arrestuar fshehurazi aktivistët e këtij subjekti politik.

    Përmes një deklaratë për media, Policia e Kosovës ka sqaruar se veprimet e tyre janë si rezultat i vendimeve që vijnë nga organet e drejtësisë dhe se ata zbatojnë rregullat dhe ligjin.

    “Deklarimet e Visar Imerit ku thotë: “Policia gjatë natës, fshehurazi hyri nëpër shtëpi për të arrestuar aktivistë” janë nxitëse dhe qëllimkëqija për të krijuar përshtypje të vrazhdë ndaj organeve të rendit, e në veçanti pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët me përkushtim që nga themelimi i PK-së janë angazhuar në mbrojtje të qytetarëve, pronës publike dhe shtetërore si dhe funksionalizimin e shtetit, thuhet në reagimin e policisë.

    Mbrëmë policia ka arrestuar zëdhënësin e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, kurse sot në mëngjës ka arrestuar shefin e grupit parlamentar Glauk Konjufca dhe aktivistin Kasim Uka.

    Arrestimi i tyre është bërë në lidhje me demolimin e disa veturave të EULEX-it në vitin 2009 dhe vjen vetëm një ditë para mbajtjes së protestës së thirrur nga tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark