Insajderi
Lajme

Policia sekuestron armë dhe 15 fishekë nga një grua në Prishtinë

Insajderi
30 June 2026 - 11:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia sekuestron armë dhe 15 fishekë nga një grua në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua është shoqëruar në stacionin e Policisë në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit policor iu gjet një armë zjarri pa leje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën, më 29 qershor, rreth orës 18:20, në rrugën “Elez Berisha”.

Gjatë kontrollit, tek e dyshuara janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pa lejen përkatëse, 15 fishekë si dhe një këllëf i armës.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa armët dhe municioni janë sekuestruar si prova materiale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark