Policia shkon ta marrë me forcë Sali Berishën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia shkon ta marrë me forcë Sali Berishën

    Insajderi
    12 December 2016 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teksa kreu i Komisionit hetimor për CEZ­-in, Taulant Balla, në lidhje me privatizimin e kompanisë dhe blerjen e aksioneve nga kompania çeke, ka kërkuar që në seancë deputeti Sali Berisha të merret me Polici nëse nuk vjen me dëshirë, ky i fundit nuk ia ka plotësuar dëshirën sot.

    Policia ka shkuar paraditen e të hënës në banesën e ish­-kryeministrit, por nuk e kishte gjetur në shtëpi. Në një letër që Policia i ka dërguar Taulant Ballës, sipas tyre, ata kanë trokitur por nuk e kishte hapur njeri derën, shkruan Panorama.

    Sali Berisha është paraqitur vetë për të dëshmuar në komision. Sherri pa kamera Balla­ Berisha (në mbledhjen e kaluar) Komisioni Hetimor për çështjen CEZ nuk arriti t’i merrte asnjë deponim ish­Kryeministrit Sali Berisha në lidhje me privatizimin e kompanisë dhe blerjen e aksioneve nga kompania çeke.

    Ish-­Kryeministri Berisha iu përgjigj pozitivisht kërkesës së kryetarit të Komisionit, Taulant Balla, pak ditë më parë, kur ky i fundit deklaroi se do t’u bënte thirrje organeve të rendit të thërrisnin me forcë Berishën në Komision.

    Por mbledhja e Komisionit dështoi ende pa nisur. Të dyja palët duket se kishin strategjitë e tyre për të ngacmuar deri në limit kundërshtarin. Balla që në fillim të seancës tentoi ta kthente atë në një gjyq publik. Ai disa herë nuk e përmendi emrin e ish-­kryeministrit, por e thirri atë “dëshmitar”./panorama/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark