Një person i moshës 75-vjeçare është shoqëruar në polici sot pasdite në Kaçanik, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në fshatin Begrac, duke rrezikuar banorët dhe duke qëlluar madje edhe një shtëpi.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:20, kur policia ka marrë një informatë nga qytetarët se po dëgjoheshin krisma. Me të mbërritur në vendngjarje, policët kanë parë dëmet e para.
Sipas njoftimit, “është vërejtur një vrimë në kornizën e dritares dhe një tjetër në murin e jashtëm të shtëpisë së një banori”.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik për intervistim, ndërsa arma, gëzhoja dhe fisheku janë sekuestruar si prova materiale. Me vendim të prokurotit të rastit janë iniciuar rastet për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje e armës pa leje””, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/