Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”, rast që dyshohet të ketë ndodhur më 17 prill 2026 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, brenda një qendre tregtare në Ferizaj.
Sipas njoftimit të policisë, me autorizim të Prokurorit të Shtetit është publikuar fotografia e personit të dyshuar, i cili besohet se është i përfshirë në këtë rast penal.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse posedojnë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin apo lokalizimin e të dyshuarit, të kontaktojnë organet e rendit përmes numrit emergjent 192, stacionit më të afërt policor apo aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.
Policia thotë se të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, ndërsa kanë theksuar se bashkëpunimi i qytetarëve është i rëndësishëm për zbardhjen e rastit dhe garantimin e sigurisë publike.