×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia shqipton 1486 gjoba në 7 komuna gjatë aktivitetit javor

    Insajderi
    16 February 2024 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës gjatë aktivitetit javor në trafikun rrugor, kanë shqiptuar njëmijë e katërqind e tetëdhjetë e gjashtë (1486) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

    Në njoftimin e policisë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 09.02.2024 – 15.02.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.

    “Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

    Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark