×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia shton masat e sigurisë për protestën e 17 shkurtit

    Insajderi
    15 February 2016 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuat sot se me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për protestën e 17 shkurtit, e cila fillon në orën 14.

    Për të ofruar siguri gjatë kësaj ngjarje, policia ka hartuar një plan strategjik dhe operativ që parandalon  “çfarëdo mase do të rrezikonte qetësinë publike, apo shkaktimin e dëmeve në pronë publike apo private.”

    “Bazuar në historikun e zhvillimit të protestave të deritashme dhe vlerësimeve të bëra, policia disponon informacione se gjatë protestës nga persona të ndryshëm mund të përdoren mjete që shkaktojnë dhunë apo rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe të zyrtarëve policor siç janë: mjetet të ndryshme të forta, koktej molotovi duke mos përjashtuar edhe përdorimin e armëve të zjarrit,” thuhet në njoftimin e policisë.

    Andaj, “policia apelon te të gjitha shtresat e qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga çfarëdo veprimi i dhunshëm, i cili mund të shkaktojë pasoja në vetë protestuesit dhe tek zyrtarët policorë”.

    Më 17 shukrt në Prishtinë, tri partitë opozitare –Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – kanë thirrur një protestë, që sipas tyre do të jetë më masivja që nga paslufta.

    Protestat e fundit të organizuara nga këto parti kanë eskaluar në dhunë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark