Policia suedeze ka demantuar lajmin për sulmin me të shtëna, ndërsa raportohet për 3 të vdekur në sulmin me kamion në Stokholm.
Tre të vdekur dhe tetë të plagosur kanë mbetur nga sulmi me kamion në Stockholm, që policia suedeze po e quan akt terrorist duke e krahasuar me atë në Nicë dhe Berlin.
Mediat e huaja më herët kanë bërë të ditur se janë shtatë të vdekur, megjithatë policia ka konfirmuar vetëm tre.
Në anën tjetër, lajmin për një sulm të dytë me të shtëna në sheshin Fridhemsplan, policia e ka mohuar.
Deri tani është arrestuar vetëm një person për sulmin me kamion./Insajderi.com