Policia e Turqisë ka ndalur motrën dhe nënën e vrasësit të ambasadorit rus në një galeri të arteve në kryeqytet, të hënën.
Dy gratë janë ndaluar në provincën jugperëndimore të Aydinit, njofton CNN Turk
Mevlut Mert Altintash, 22 vjeçar, shtiu ndaj Andrei Karlov nga prapa së paku pesë herë derisa diplomati po mbante një fjalim në një galeri arti në Ankara.
Qeveria ka konfirmuar se ai ishte polic jashtë detyrës që ka punuar në kryeqytetin turk.