Politico: Amerika detyroi Thaçin të heq dorë nga Ushtria – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Politico: Amerika detyroi Thaçin të heq dorë nga Ushtria

    Insajderi
    04 April 2017 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Portali i njohur Politico.eu i ka kushtuar një raport të veçantë iniciativës së presidentit Thaçi, për transformimin e FSK-së në Ushtri.

    Shkrimi nis me një përshkrim të kampit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në Gjilan, ku thuhet se ky është vetëm një kamp trajnimi i cili edhe pse duket si bazë ushtarake në fakt nuk është kështu.

    “Kampi është një bazë trajnimi për Brigadën e reagimit të shpejtë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovë. Por në javët e fundit Thaçi ka nisur iniciativën për të transformuar këtë forcë në ushtri me drejta të plota, megjithë kundërshtimin nga Serbia dhe aleatët perëndimorë të Kosovës”, nis shkrimi i kësaj gazete.

    Shkrimi tregon se pas presionit të madh perëndimor Thaçi është tërhequr paksa nga kjo iniciativë, e cila ka nxitur tensione mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve, e gjithashtu edhe mund të ndikojë në raportet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Tani për tani 4.500 trupa të NATO-s janë e vetmja forcë ushtarake në Kosovë, një trashëgimi e fushatës së aleancës në bombardimet e vitit 1999 për t’i dhënë fund represionit serb ndaj shqiptarëve. Thaçi thotë se është koha që vendi i 1.8 milionë njerëzve të ketë ushtrinë e vet, 9 vite pas pavarësimit nga Serbia”, bëhet e ditur në këtë shkrim.

    Politico hedh në pah edhe një hipotezë tjetër. Aty citohen analistë, sipas të cilëve Thaçi po tenton ta përdorë krijimin e Ushtrisë për ta mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme. Edhe pse presidenti ka thënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së.

    “Masa e Thaçit vjen në një kohë të ngritjes së tensioneve në Ballkan sidomos në mes të Serbisë dhe Kosovës që aspiron të anëtarësohet në BE. Tensionet u ndezën në janar, pasi Beogradi dërgoi një tren në Mitrovicë me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’ në rreth 20 gjuhë. Treni u ndal para arritjes në kufi, por incidenti nxiti zyrtarët të përdorin një retorikë të ashpër. Arrestimi në janar i Ramush Haradinajt pas një urdhri nga Beogradi ka ushqyer gjithashtu shumë zemërim. Dhe një gjykatë e re që pritet të gjykojë krimet e luftës gjoja të kryera nga forcat guerile, gjithashtu pritet të nxjerrë paditë në qershor dhe ka shfaqur paknaqësi. Edhe udhëheqësit e BE-së e përshkruan situatën në rajon si të tensionuar” ka shkruar Politico.eu, përcjell lajmi.net

    Në shkrim theksohet mos-përkrahja e kësaj iniciative nga aleatët perëndimorë të Kosovës. Përmendet reagimi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i cila tha se NATO do ta shqyrtojë angazhimin e saj në Kosovë pas kësaj iniciative. Gjithashtu reagimet kanë ardhur edhe nga vendet e Evropës perëndimore.

    “Thaçi ka propozuar këtë projekt-ligj në mënyrë efektive duke mohuar pakicave etnike të drejtën e vetos. Ai kishte planifikuar të ndryshojë ligjin e FSK-së për ta ndryshuar mandatin e saj nga një forcë civile në atë ushtarake. Ai madje kërcënoi se do të jap dorëheqje nëse parlamenti nuk e voton këtë çështje, duke thënë se i gjithë vendi janë pro kësaj çështje”, vazhdon shkrimi në këtë medium, transmeton lajmi.net

    ‘Politico’ pretendon se arsye për tërheqjen e Thaçit nga kjo çështje është vizita e ndihmës sekretarit amerikan, Hoyt Brian-Yee i cili ka thënë se ushtria duhet të krijohet vetëm me ndryshimet në kushtetutë.

    Edhe reagimi i serbëve ka qenë i pashmangshëm, të cilët pretendojnë se ky vendim është kërcënim për serbët e Kosovës, duke e cituar Nenad Rashiqin i cili ka thënë se serbëve ju duhet kohë për të shëruar plagët e luftës.

    “Duke pasur parasysh mjedisin politik në Kosovë mund të ketë dyshime se e gjitha biseda për ushtrinë është një akt i presidentit, i cili dëshiron vëmendje dhe dëshiron të dërgojë partinë që ai e kontrollon në triumf në zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Lumir Abdixhiku.

    “Ju duhet të kaloni nëpër shumë faza deri te krijimi i Ushtrisë, që ajo të jetë e dobishme dhe të përdoret ashtu si duhet” ka thënë Aidan Hehir, një profesor në marrëdhëneit ndërkombëtare në Universitetin Westminster, duke shtuar se nisma për ushtrinë është një formë e teatrit politik.

    Besnik Selimi, kapiteni i Forcave të Sigurisë së Kosovës B.R.SH Gjilan Bataljoni i ka deklaruar se është i gatshëm për krijimin e një ushtrie pasi ka ndjekur trajnime në Danimarkë, Maqedoni, SHBA dhe një kurs në Varshavë.

    “Unë vetëm dua të shërbej për vendin tim në çfarë do misioni jam i gatshëm ta përmbushë”, është shprehur Selimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark